Kryeministri Edi Rama tha në video-mesazhin javor në “Facebook” se Qeveria vitin e ardhshëm do të zgjerojë listën e ilaçeve të rimbursueshme.
“Në vitin 2017 ne do të zgjerojmë listën e ilaçeve të rimbursueshme edhe për njerëzit e pasiguruar deri tani, nga pamundësia apo varfëria, nuk do t’i shpenzojnë më këto para për ilaçe”, tha Kryeministri.
Edi Rama shtoi se rritja e ekonomisë do të vazhdojë. “Sot kemi një ekonomi që të këtë vit do të rritet mes 3.3 dhe 3.5 % dhe do të vazhdojë të rritet”, u shpreh Rama.
“Buxheti i miratuar këtë javë është një arritje shumë e rëndësishme. Një ndër treguesit kuptimplotë të kësaj arritje është spostimi i 100 mln dollarëve nga arka e shtetit në arkën e familjeve të punonjësve të këtij shteti dhe të pensionistëve. Rritja më e lartë e rrugave dhe e pensioneve në një buxhet të vetëm përgjatë të gjithë harkut të këtyre 25 vjetëve”, tha Kryeministri.
Rama tha se janë shlyer 720 milionë dollarë borxhe të fshehura. Veç kësaj, ai theksoi se do të thellohen reformat në shëndetësi, në mënyrë që qytetarët të marrin një shërbim më të mirë dhe pa kosto. Nga ana tjetër kryeministri ka folur edhe për pritshmëritë e tij, duke thënë se pavarësisht reformave, ai nuk është i kënaqur mjaftueshëm me atë se çfarë është bërë deri më tani.
“Nuk jam aspak i kënaqur me veten dhe qeverinë që drejtoj dhe nuk dua ne asnje menyre të mendoni se shihni ça pune të hatashme kemi bërë. ‘Çohu në këmbë dhe brohorit” Aspak, madje perkundrazi jam unë njeriu më i pakënaqur nga te gjithe ju dhe ju lutem ta besoni kete. Unë e di se sa shumë njerëz janë ende larg rrugës së ndryshimit rrënjësor, deri në fshatin më të largët dhe vendin më të largët. E di se sa kanë nevojë shqiptarët që kanë nevojë për këtë shtet. Arritjet dhe rezultatet janë tërë rëndësishme që ti ndajmë me njëritjetrin me fakte dhe shifra reale. Na ndihmon. Për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, për mos të humbur gjeneratën tjetër”, tha kryeministri.