Pandeli Majko ka kerkuar SOT heqjen e pezullimit te ligjit te vetingut qe ka vendosur me heret me nje vendim te ndermjetem Kushtetuesja.
Sipas tij: “Nuk dime shkaqet e pezullimit. Sipas Kushtetutes duhet te kishte arsyetim.
Pezullimi eshte bere jo sipas percaktimit kushtetues. Detyrimin ligjor per te deklaruar apo fshehur pasurine nga ana e gjyqtareve e percakton Kushtetuta”.
Teksa Unioni i Gjyqtareve, me perfaqesues kreun e tij Gerd Hoxha, eshte shprehur kunder heqjes se pezullimit.
Vetingu është kthyer tashmë një kusht për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Seanca e të martës nuk është vendimarrëse, sepse vendimi pritet pas 10 dhjetorit, kur Komisioni i Venecias të publikojë opinionin e vet për standardet e ligjit që bën rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në tryezën e gjykatësve janë dy kërkesa për ta shpallur ligjin antikushtetues, ajo e Partisë Demokratike dhe kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve.