Barbana Dini është gjithashtu këngëtare dhe së fundmi kishin zhvilluar koncerte së bashku me vëllain në vende të ndryshme të botës.
‘’Faleminderit të gjithëve për ngushllimet edhe pse për ne s’ka ngushëllim!Ju lajmëroj se varrimi bëhet në ora 15.30 në Shkodër’’, shkruan këngëtarja në status.
Ndërsa babai i Ergit, Dashamir Dini shkruan gjithashtu në Facebook për ndarjen nga jeta të të birit në lule të rinisë.
Por i jati, Dashamir Dini një ditë para ngjarjes kishte shkruar në Facebook një poezi tragjike për vdekjen që e kishte titulluar ”Çasti i keq”.
Poezia:
ÇAST I KEQ
Vdekja
më vështron
me sytë tuaj…
Retë dhe pulbardhat
digjen nga perëndimi.
Mbi buzët tuaja
prej lamtumire,
më pret puthja e fundit.
Hëh!
Trendafilat prej gjaku
të urrejtjes,
do thahen
në parvazin e horizontit.
Unë pres
i veshur
me smokingun e zi te muzgut,
të takoj ditën tjetër…