Në Spanjë nuk janë duke u preokupuar për gjendjen e Alvaro Moratas. Sulmuesi i rrezikshëm i Real Madridit e ka pësuar një goditje në ndeshjen e fundjavës që e zhvilloi Përfaqësuesja e Spanjës me Maqedoninë.
Dhe, fillimisht ishte thënë se ish-sulmuesi i Juventusit do të mundë të mungonte për një kohë të gjatë. Sipas të së përditshmes spanjolle “Marca”, përcjellë Zeri.info, sulmuesi ka punuar të hënën rregullisht me bashkëlojtarët e tij dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen miqësore që do ta zhvillojë “Stuhia e Kuqe” me Anglinë në mesjavë.
Morata konsiderohet lojtar i rëndësishëm për Përfaqësuesen e Spanjës, pasi është pjesë e ndërrimit të gjeneratës.
Mirëpo, për çdo rast spanjollët kanë alternativa tjera, pasi posedojnë lojtarë cilësorë në sulm, citohet “Zëri”. (b.an)