Melania Trump do të jetë First Lady e Amerikës dhe të paktën për katër vjet do të jetojë në shtëpinë më të përfolur në botë.
Prej vitesh ajo jeton në mes të luksit, falë burrit që është prej dekadash ndër biznesmenët më të pasur e të njohur të SHBA, por rruga e saj ka nisur nga një qytet i vogël në Slloveni, sigurisht në një shtëpi shumë më të vogël.
Gazetarë të shumta kanë shkuar në Sevnica, me pesë mijë banorë, për të parë qytetin e origjinës së Zonjës së Parë.