Nuk është hera e parë që Uzina e përpunimit të naftës në Ballsh përfshihet nga flakët. Punonjës të kësaj rafinerie janë shprehur sot për Report TV se Uzina është përfshirë disa herë nga flakët përgjatë 3 viteve të fundit.
Ndërsa aksidenti i parë teknologjik brenda në rafineri ka ndodhur në vitin 1984.
“Uzina e Ballshit ku ne punojmë ka marrë flakë për herë të parë në vitin 1984, për shkak se aty bëhet pastrimi i naftës me hidrogjen. Kanë ndodhur 3-4 aksidente të tilla përgjatë tre viteve, në të njëjtin repart ku ka marrë flakë mbrëmë”, thanë punonjës të rafinerisë.
Një natë më parë, Uzina e Ballshit u përfshi nga flakët pas shpërthimit të bombolës së hidrogjenit gjatë procesit të përpunimit të naftës.
Bilanci i këtij shpërthimi është një i vdekur dhe 7 të plagosur rëndë, ndërsa dëmet materiale arrijnë një shifër të konsiderueshme, rreth 1 milionë euro.
Shqiptarja/d.i.