Nuk është e thënë që përherë emri gangster të lidhet me një mashkull, pasi edhe femrat mund të jenë të tilla.
Të paktën kështu tregon një rast i denoncuar në policinë e kryeqytetit, e cila ka vënë në pranga dy 17 vjeçare.
Adoleshentet me inicialet A.B dhe E.L, të dyja 17 vjeç, kanë vjedhur celularin e një të riu me inicialet R.R, në një lokal të kryeqytetit.
Madje historia nuk ka përfunduar këtu, pasi sipas njoftimit të policisë, njëra prej vajzave ka dëmtuar me grusht edhe xhamin e makinës së të riut.
Policia e Tiranës njofton “se arrestimi i dy vajzave u bë pasi më datë 06.11.2016, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, në ambintet e lokal “LUX”, kanë vjedhur telefonin e markës “Samsug”, në pronësi të shtetasit R. R., banues në Tiranë.
“Gjithashtu nga kryerja e veprimeve proceduriale rezultoi se shtetësja A. B., ka dëmtuar me grusht xhamin e parë të mjetit, të shtetasit R. R’- thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shakallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim” dhe “Shkatërrim prone”, parashikuar nga Nenet 134/2 dhe 150 të Kodit Penal.”
/java/a.k