Nëse jeni në dilemë sesi t’i propozoni të dashurës suaj në një mënyrë të veçantë që ajo mos ta harrojë asnjëherë, ky pilot iu jep një ide mjaft interesante.
Teksa ndodheshin në bord piloti dhe e dashura e tij (pasagjere), kanë emocionuar të gjithë udhëtarët në avion pas një propozimi mjaft të bukur të pilotit.
Piloti kishte menduar çdo gjë me detaje. Pasi uroi mirëseardhjen në avion, piloti kishte edhe diçka tjetër, shumë të rëndësishme për të thënë.
Ndaj ai mes gezimit dhe emocioneve tha: “Gjithashtu ne kemi edhe një pasagjere shumë të rëndësishme në bord, emri i saj është Ana. Ajo po udhëton në Amerikën e Jugur për të vizituar familjen e saj, por unë dua të sigurohem që ajo do të kthehet sërish tek unë, në Australi. Ndaj tani që kam vëmendjen e saj të plotë dua ta pyes: Do të martohesh me mua?”, tha ai, fillimisht në spanjisht dhe më pas në anglisht.
E emocionuar dhe mes lotësh, Ana sigurisht që ka thënë po.
shqiptarja.com/d.i.