Një 19-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Prato të Italisë, pasi akuzohet se ka kërcënuar me vdekje prindërit e tij. Sipas mediave italiane, i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kërkonte të zhvaste para nga prindërit e tij, dhe për këtë arsye i kishte kërcënuar se do ti hidhte në erë.
Mësohet se kanë qenë vetë prindërit e të riut që kanë lajmëruar policinë. Sipas tyre, djali kërkonte para dhe telefonat me çdo kusht, duke u thënë se kishte për të paguar një borxh. 19-vjeçari i kishte paralajmëruar se do të hapte gazin dhe do të hidhte shtëpinë në erë, nëse nuk ja plotësonin kërkesat. Përveç kërcënimit të prindërve, 19-vjeçari ka dhunuar edhe vëllanë e tij të vogël, duke i grisur të gjithë librat.
Policia arrestoi të riun në banesën e tij, ndërsa sekuestroi edhe një thikë të cilën 19-vjeçari e mbante të fshehur poshtë krevatit. Sipas mediave italiane shqiptari rezulton të ketë probleme psikike.
MA.ME