Duket qartazi tashmë se ka një klimë jo të vogël tensionesh brenda mazhorancës, ku në thelb, ndonëse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, gjithëshka përsillet mes dy figurave qendrore të koalicionit qeveritarë, Edi Rama dhe Ilir Meta. Kreu i Kuvendit ka zgjedhur sot një formë pak të drejtëpërdrejtë për t’i bërë “karshillëk” Kryeministrit, duke zhvilluar një takim me një përfaqësi ambientalistësh, të prirë nga Sazan Guri. Siç u bë e qartë edhe nga vetë Guri, në këtë takim ambientalistët kanë marrë mbështetje të Metës, për të trajtuar çështjen e ndjeshme që ka të bëjë me importin e mbetjeve, duke dhënë në këtë mënyrë mesazhin se LSI për momentin nuk do të votojë sërish ligjin e mbetjeve të kthyer në Kuvend nga Presidenti Nishani. Çështja e këtij ligji duket se tashmë po shfrytëziohet nga Meta për t’i bërë presion Ramës.
Por nga ana tjetër nuk ka munguar edhe reagimi i Kryeministrit, i cili sot ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kreun e PAA-së, Agron Duka, si dhe një figurë mjaft të njohur të socialistëve dhe më pas të LSI-së, Ndre Legisi. Ndonëse nuk janë dhënë detaje për tematikën e bisedimeve, ajo që bëhet e qartë është fakti se në epiqendër të politikës tashmë janë kthyer koalicionet për zgjedhjet e 2017. Këto lëvizje në distancë të krerëve të mazhorancës Rama dhe Meta, shpërfaqin një klimë jo pak të tensinuar mes dy partive kryesore të koalicionit, e cila buron nga fakti se LSI tashmë ka futur tërësisht në mjegull se në siglën e kujt koalicioni do të dalë në zgjedhjet e 2017, me atë në krah të PS, apo me atë në krah të PD-së.
ma.me