Një ekip i neurologëve ka zbuluar se aktiviteti seksual mund të çojë në lehtësimin komplet ose të pjesshëm të dhimbjes së kokës, të cilat shkaktohen nga disa lloje të migrenës.
Studimi, i kryer nga Universiteti i Munsterit, Gjermani, sugjeron se në vend që të përdorni dhimbjet e kokës për ta refuzuar seksin, më efektive është të bëni dashuri sesa të merrni medikamente të ndryshme.
Hulumtimi i tyre ka zbuluar se gjysma e personave që vuajnë nga migrena, të cilët kanë kryer seks gjatë kohës kur kanë përjetuar dhimbje të kokës, kanë përfituar një përmirësim në simptoma.
Një nga këta pesë pacientë kishin përfunduar pa dhimbje të kokës, ndërsa shumë të tjerë kishin përjetuar lehtësime në këto dhimbje. Hulumtuesit sugjerojnë se seksi nxitë lirimin e endorfineve përmes sistemit qendror nervor, gjë e cila ndikon në eliminimin apo lehtësimin e dhimbjeve të kokës./a.k