Një ngjarje skandaloze ka ndodhur ditën e sotme, pas përfundimit të orës së gjashtë, në shkollën e mesme “Gjergj Pekmezi” në Pogradec.
Një ngjarje skandaloze ka ndodhur ditën e sotme, pas përfundimit të orës së gjashtë, në shkollën e mesme “Gjergj Pekmezi” në Pogradec. Dy vajza janë zënë mes tyre për arsye që ende nuk dihen.Sherri i rëndë mes dy të miturave, të cilat mësohen se janë rreth 16-vjeçe, ka ndodhur në ambientet pranë gjimnazit, ndërsa siç thonë nxënësit e tjerë, gjithçka është parë edhe nga mësuesit, të cilët nuk kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.
Vihet re se kohët e fundit po pakësohen sherret mes meshkujve dhe po shtohen ato mes femrave, të cilat nuk po njohin më limite e po veprojnë në mënyrat më të këqija të mundshme./joq/a.k