Ndodhet ne pjesen perendimore te kontinentit te Antarktides dhe eshte 182 mije kilometra katror. Emri i kesaj akullnaje qe po mban me gjak te ngrire komunitetin shkencor eshte Thwaites dhe ka nje gjuhe te gjate prej 100 kilometrash, qe tashme tashme ka hyre thelle ne detin e Antarktides.
Nese kjo akullnaje shkrihet, llogaritet se niveli i detrave do te ngrihej rreth 3 metra. Do te zhdukeshin pjese te Floridas, pjese te Italise dhe te Bangladeshit te sotem, Vietnamit dhe Kines Jugore, pa harruar Tokion, Nju Jorkun dhe Bostonin. SHBA dhe Britania kane investuar tashme 25 milion USD per vezhgimin e ketij perbindeshi, duke financuar nendetese, radare dhe sensore te te gjitha llojeve mbi dhe nen akullin e akullnajes ne fjale. Llogaritet se shkrirja e saj mund te nise brenda nje dekade.