Një 16-vjeçar amerikan ka habitur familjarët dhe shokët e tij kur është zgjuar nga koma me aftësinë për të folur gjuhën spanjolle.
Portieri Reuben Nsemoh u godit aksidentalisht në kokë gjatë një ndeshje regbi. Trajneri i tij tha se 16-vjeçari nuk po përmendej për disa minuta, më pas u zgjua, volli disa herë dhe i ra sërish gjendje të fikti.
“Ishte shumë keq, s’kisha parë kurrë një ngjarje të tillë”, tregoi trajneri.
Pas disa ditësh në koma, adoleshenti u përmend, por kishte harruar të fliste anglisht. Sipas dëshmiratëve, të afërm dhe mjekë, çuditërisht ai filloi të fliste rrjedhshëm spanjishten.
Megjithëse tashmë çdo gjë është kthyer në normalitet, mjekët besojnë se goditja mund të ketë shkaktuar që ai të kujtojë episode të gjuhës spanjolle nga filma apo këngë të dëgjuara më parë dhe të ruajtura në nënvetëdije.newsbomb/a.k