Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ndroq. Kasëm Lila pas një konflikti me të vëllanë ka tentuar të vrasë gruan ndërsa ka goditur me çifte kunatën e cila ka ndërhyrë për të mbrojtur motrën. Fize Lila, 40 vjeç nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra, ndaj ka humbur jetën në Q.S.U.
Autori në kushtet e tronditjes psikike ka plagosur bashkëshorten Z.Lila, 50 vjeç e cila ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.Sipas informacioneve të para dyshohet se fëmijët nuk kanë qenë të pranishëm në momentin e konfliktit. Mësohet se autori ka tentuar të vetëvritet por mbërritja e menjëhershme e policisë e ka ndalur këtë veprim.
Autori është arrestuar ndërsa sipas policisë nuk ka bërë rezistencë por vetëm ka tentuar të fshehë armën e krimit. Grupi hetimor ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.