Kreu aktual i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka dhënë vendimin e tij të fundit përpara se të dorëzojë mandatin.
Përmes një njoftimi për shtyp, Bashkia e Tiranës njofton subjektet politike qe të heqin brenda 24 orëve posterat elektoral nga ambientet publike të qytetit.Në të kundërt bashkia do të vendosë gjoba për të gjithë ata subjekte politike që nuk kanë zbatuar vendimin.
“Me mbylljen e fushatës elektorale, Bashkia e Tiranës u kërkon të gjitha subjekteve politike të heqin brenda 24 orëve posterat, banderolat dhe flamujt nga ambientet publike të Tiranës.
Në të kundërt, subjektet politike dhe kandidatët do të gjobiten, siç e parashikon ligji”, thuhet në njoftimin publik të Bashkisë.