Gjergj Meta, përfaqësuesi i Kishës Katolike, ka sjellë një histori të zgjedhjeve të 21 qershorit që sipas tij është për të qeshur e për të qarë. Përmes një postimi në facebook ai shkruan se një kandidat i kërkoi një fshatari t’i siguronin 20 vota për këshillin bashkiak dhe ai do t’u sillte një gjenerator. Fshati i siguroi 14 vota, por i duheshin edhe 6 vota. Për këtë telefonoi priftin e fshatit të cilit i kërkoi votën e tij dhe të murgeshave.
Postimi i plotë në Facebook.
Rubrika: per te qesh dhe per te qa! – histori e vertete zgjedhjesh ne nje fshat katolik te veriut!
Priftit te fshatit i bie telefoni:
– Alo!
– Alo Zotni Pater! Kjofte Levdu Krishti! Jam Gjini (emer fiktiv)!
– Gjithmone e jetes Gjin! Po si je?
– Mire Zotni Pater jam, por kam nji hall e due me me ndihmue!
– Si asht puna Gjin?
– Po ja Pater a e mban mend se ne ne lagjen tone nuk kena drita tash sa kohe per shkak te transformatorit. Edhe ti je pas mundue me na ndihmu, por ehee…
– Po e di. He a ka ndonji te re?
– Jo mor Zotni Pater, por sot erdhi nje i Partise X dhe tha nese me jepni 20 vota per keshill bashkiak une ju garantoj dritat ne menyren ma absolute. Nuk dime ca me ba…
– More Gjin une nuk merrem se per ke votoni ju. Asht ndergjegja juej dhe e drejta juej…
– Po jo more Zotni Pater se nuk jam tue te pyet a me votue a mos me votue, por a kishe mujt me bashku edhe ti votat me murgeshat e famullise se ne jena vetem 14 veta e nuk bahena 20…