Poligamisti më i famshëm i Nigerisë, Mohammed Bello Abubakar, i ka mohuar thashethemet se ai ka vdekur, duke thënë se ende ndjehet shumë i gjallë, në moshën 92-vjeçare, dhe se planifikon të martohet edhe me më shumë gra.
Mohammed është një figurë kontroverse në qytetin Bida, ku i ka martuar më shumë se 100 gra, gjë të cilën e quan gjë “hyjnore”. Kleriku nuk ka të ardhura të dukshme, dhe në të kaluarën është përleshur me autoritetet lokale islamike, të cilët e përshkruajnë si kult familjen e tij më të madhe se mesatarja.Ai ka jetuar më gjatë se shumica e 185 fëmijët e vet.“Ndjehem shumë i gjallë, i shëndoshë dhe i fuqishëm,” ka thënë ai për gazetën nigeriane “Vanguard”.
“Thashethemet [për vdekjen] janë të pabaza dhe më së miri mund të shpjegohen si punë e kritikuesve të mi, sepse ata janë ziliqar për atë që Zoti e ka bërë dhe po e bën për mua,” ka thënë ai./Express/
ma.me