Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti në Kosovë janë importuar 2327 tonë duhan dhe vlera e tij së bashku me të gjitha taksat është rreth 170 milionë euro.
Duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shihet se sivjet janë importuar rreth 300 tonë duhan më shumë
Rreth 170 milionë euro i kanë “djegur” kosovarët gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti nga konsumimi i duhanit.
Pavarësisht ngritjes së vazhdueshme të çmimit të duhanit në treg, duke u bazuar në të dhëna zyrtare të Doganës së Kosovës shihet se në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje të dukshme të importit, përgatiti “Zëri”. (b.an)