Ky është momenti i tmerrshëm kur një zhytës e gjeti veten në kurth brenda në kafazin e ngushtë së bashku me një peshkaqen të bardhë. Ai ia doli të arratisej i palënduar.
Videoja e pabesueshme, thuhet se është filmuar diku në gjirin e Kalifornisë.
Klipi fillon me peshkaqenin që mesa duket ngrihet në sipërfaqe që të gllabërojë një pjesë të karremit që ishte aty dhe ndërkohë përfundon në kafazin e zhytësit i cili po i bënte fotografi predatorit 3 metra të gjatë.
Zhytësi u ngjit menjëherë në sipërfaqe duke prekur pjesën e sipërme të kokës së tij (sinjal i zhytësve për të thënë që “jam mirë”). /tvklan.al