Mosdeklarimi i punonjësve dhe fshehja e pagës nga ana e bizneseve do të dënohet me gjobë deri 200 mijë lekë, ndërsa moslëshimi i kuponit tatimor me gjobë në masën 50 mijë lekë. Ratet kur biznesi lëshon kupon tatimor/dëftesë tatimore, ku ka shënuar një vlerë të ndryshme nga vlera e furnizimit ose e çmimit të afishuar, dënohen me gjobë në masën 50 mijë lekë. Ministria e Financave ka depozituar në Kuvend një seri ndryshimesh të paralajmëruara për procedurat tatimore, duke ulur ndjeshëm disa prej tyre. Në rast se konstatohet se tatimpaguesi vazhdon të mos lëshojë kuponat tatimorë, merret masa e bllokimit të veprimtarisë në vendin ku është konstatuar shkelja për 30 ditë kalendarike.
Kështu, tatimpaguesi, i cili nuk dorëzon në afatin e përcaktuar deklaratën tatimore, do të dënohet me gjobë 10,000 lekë, ndërsa për tatimin mbi fitimin në masën 10 për qind të shumës së këstit për t’u paguar.
Po ashtu, moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo і faturës tatimore me TVSH dënohet me gjobë të barabartë me 100 për qind të tatimit të padeklaruar. Mosafishimi i çmimeve të shitjes së mallrave apo shërbimeve dënohet me gjobë me 100 000 lekë për tatimpaguesit e tatimit mbi fitimin dhe 50 000 lekë për tatimpaguesit e tjerë.
Tatimpaguesit, që kryejnë ndërmjet tyre transaksione shitjeje apo blerjeje me para në dorë, me shumë mbi 150 mijë lekë dënohen me gjobë në masën 10 për qind të vlerës së secilit transaksion.
ma.me