Njëzet e dy persona janë konfirmuar të vdekur, dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas shembjes së një grupi ndërtesash në lindje të Kinës, raportojnë mediet shtetërore të këtij vendi.
Në incidentin e së hënës, katër ndërtesa u shembën në Wenzhou, raporton agjencia e lajmeve “Xinhua”.
Raportohet se këto ndërtesa ishin ndërtuar në vitet 1970 nga fshatarët dhe ishin në gjendje të dobët.
Shumica e viktimave janë punëtorë emigrantë, të cilët po jetonin me qira në këto ndërtesa, për shkak të çmimit të ulët.
Ndërkohë, gjashtë persona të tjerë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat. /a.m.