Më 13 tetor në Beograd do të mbahet Forumi për Sigurinë, ku pjesë do të marrë dhe kryeministri Edi Rama, i cili së bashku me homologun e tij serb Vuçiç, pritet të diskutojë mbi të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në fokus të bisedave do të jetë gjithashtu dhe bashkëpunimi në të ardhmen mes Serbisë e Shqipërisë në funksion të eleminimit të paragjykimeve mes dy vendeve dhe rritja e sigurisë dhe kontrollit në Europën Juglindore./java/a.k