Gati nuk kalon një ditë dhe dikush të mos shpikë ndonjë dietë të re “revolucionare”, e cila në mënyrë magjike do të ndryshojë mënyrën sipas së cilës ushqehemi dhe t’u mundësojë të gjithëve të hanë sa dhe çka të dëshirojnë, dhe në mënyrë të suksesshme të mbajnë linjën vitale të modelistes.
Fatkeqësisht, ekspertët tashmë me dekada paralajmërojnë se si ekziston vetëm një mënyrë e besuar dhe e dëshmuar për një pamje vitale – kombinimi i ushqimit të duhur dhe ushtrimeve të shëndetshme.
Megjithatë, nuk do të lejojmë që kjo të na ndalojë për të kërkuar apo jo? Të gjithë e kemi një mik apo mike, të cilët duket që hanë aq sa iu dëshiron zemra, por në fund janë njëlloj vital dhe në formë.
Sigurisht, edhe gjenetika luan rol të caktuar aty, por nuk mundemi që për gjithçka të fajësojmë gjenet, transmeton Koha.net. Ne kemi vendosur të gërmojmë nëpër internet dhe të zbulojmë se ku qëndron sekreti i tyre dhe a ka rregulla që ata i ndjekin (fshehtas). Kemi zbuluar gjërat në vijim:
- Balancimi para së gjithash
Dilni çdo vikend me mikeshat dhe këto dalje gati gjithmonë përbëhen nga konsumimi i sasive të mëdha të alkoolit, dhe më pas vjen ngrënia e ndonjë byreku të yndyrshëm apo hamburgeri në katër të mëngjesit, para se të niseni në shtëpi. Nuk është asnjë sekret që alkooli dhe byreku janë katastrofë e vërtetë për linjën, por duket që kjo nuk ndikon aspak në vitalitetin e mikes e cila del me ju dhe ajo ha gjithçka që hani edhe ju. Një nga gjërat kyçe te ushqimi është balancimi.
Madje edhe dietat më të rrepta kanë mirëkuptim për gabimet e herëpashershme, por edhe trupi ynë. Shijimi i byrekut ose akullores një herë në jave nuk do ta vrasë askënd, por është shumë e rëndësishme që ato të jenë përjashtime. Mund të jeni të sigurt që njerëzit sikur shoqet tuaja përherë të dobëta ushqehen shumë mirë dhe shëndetshëm në momentet kur nuk i shikoni. Trupi është sistem shumë më i përkryer sesa jemi të gatshëm të pranojmë, por kurrë nuk duhet të dilni jashtë kufijve të arsyes dhe masës.
- Mos kapërceni mëngjesin
Po të kishin mbledhur nga një euro sa herë që e keni dëgjuar apo lexuar këtë fjali, do të ishit të pasur, apo jo? Mos e merri për të keq kur e përsërisim këtë si pllakë e prishur por në situatën ku më shumë se dy të tretat e njerëzve e bëjnë pikërisht këtë gjë, duhet të përdorim çdo rast për të përkujtuar se sa i rëndësishëm është mëngjesi për mënyrën e duhur të ngrënit, pra edhe të linjës vitale.
Të gjithë hulumtimet relevante në disa dekadat e fundit kanë vërtetuar se si ushqimi i shëndetshëm dhe i balancuar është çelësi i suksesit për shëndet, prandaj nuk keni asnjë arsyetim për ta injoruar.
- Bëjeni ushqimin e shëndetshëm të shijshëm
Pikërisht fakti që shumica ushqimin e shëndetshëm e lidhin me shijen e kartonit është arsyeja pse numri aq i madh i përpjekjeve për t’u dobësuar dhe mbajtur dieta përfundojnë pa sukses, ndërsa njerëzit për vetëm pak ditë përsëri u kthehen shprehive të vjetra e të këqija.
Asnjë dietë e arsyeshme nuk do t’ju detyrojë të hani sallatën pa asnjë pikë vaji ulliri apo kripe dhe të jeni të sigurt që qasja e tillë radikale ndaj ushqimit është e dënuar të dështojë. Kjo vlen edhe për shumë ushqime tjera, si grashina. Leblebitë për shumicën janë ushqim i mërzitshëm dhe i lodhur, çka aspak nuk çudit nëse nuk e hani të zier dhe pa mëlmesa, transmeton Koha.net. Nga ana tjetër, nëse leblebitë i përzieni me patëllxhan dhe vaj ulliri, ushqimi i mërzitshëm në moment shndërrohet në ushqim, të cilën asnjë pashtetë mishi nuk do të mund ta kalojë.
- Ushtroni
Uff, ajo fjalë e tmerrshme me “U”. “Mikja ime është e dobët dhe kurrë nuk shkon në palestër”, do të mendoni me siguri. Besojmë që është e vërtetë, por ushtrimet dhe aktivitetet fizike nuk janë domosdo të lidhura me djersitjen në palestër apo 50 kilometra çiklizëm në ditë.
Nëse kaloni tetë orë në ditë të ulur në zyrë, dhe më pas uleni në automobil dhe udhëtoni nëpër trafik deri në shtëpi, vetëm që pjesën tjetër të ditës ta kaloni të ulur në kauç, mos u çudisni që ecni pak, dhe kilogramët nuk ikin. Nga ana tjetër, mikja juaj e dobët e cila nuk shkon në palestër, me siguri shkon në këmbë në punë ose të paktën me transport publik, çdo mbrëmje shëtit me shoqet apo qenin për 45 minuta dhe deri te dyqani gjysmë kilometri larg nuk shkon me automobil, siç shkoni ju. Nuk është e nevojshme të jeni Rocky Balboa që ngadalë të vini në formë.
- Dëgjojeni trupin tuaj
Edhe një nga gabimet e mëdha që njerëzit i bëjnë në dieta është injorimi komplet i trupit. Fokusimi i tepërt në atë çka shkruan në planin e dobësimit dhe mosnjohja e nevojave dhe kufijve personalë, me siguri nuk do t’ju ndihmojë të arrini qëllimin tuaj. Trupi ynë në mënyra të ndryshme subtile apo më pak subtile na thotë që ka nevojë për diçka, prandaj këto thirrje kurrë nuk duhet t’i injoroni, pavarësisht a bëhet fjalë për gjumë të mjaftueshëm, ushqimin e kripur, apo dhimbjen e vogël në bark.
Trupi i cili është tërësisht jashtë formës është vetëm shenjë që deri tani jeni sjell keq ndaj tij, prandaj të kuptuarit e kësaj është hapi i parë për të ndërtuar baza të mira për një linjë vitale në vitet në vazhdim, përgatiti Koha. (b.an)