Vladimir Putin besohet se është pronari i këtij kompleksi gjigant, që fshihet thellë në malet e pjesës jugore të Rusisë.
Shtëpia e veçantë e ka kulmin e mbuluar nga bari, në mënyrë që presidenti të mos diktohet nga spiunët perëndimor, transmeton Telegrafi.
Derisa në pjesën e prapme është mali i dendur me drunj, përpara ndodhet liqeni, kurse anash helipadi. Pjesa e brendshme e shtëpisë ka një arkitekturë unike të stilit skandinav, ndërsa mobiliet kanë kualitet të lartë.
Në këtë vendqëndrim sekret që ndodhet në Karelia, Putini është parë duke i kaluar pushimet gjatë muajit korrik. Këto pretendime i ka bërë televizioni i pavarur rus “Rain Tv”, duke u bazuar në një burim të sigurt./a.m.
te t