Rreth 100 objekte do të jenë së shpejti të rrafshuar nga fadromat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në qytetin e Vlorës, si pjesëe një plani për ndërtimin e një sërë segmenteve rrugore.
Operacioni do të përfshijë një sërë objektesh 1 deri në 3 katëshe dhe pritet të zgjasë rreth 3 javë.
Ndërhyrja e IKMT bëhet në kuadër të projektit “Ndërtim dhe sistemim i rrugës “Gjykata-Akademia e Marinës” dhe rruga “Duro Shaska” deri tek “shtatë pallatet”.
Shumë prej objekteve janë shpronësuar dhe deri më tani nuk ka patur asnjë incident./java/a.k