Inati me Shqipërinë është tashmë diçka e ditur, mirëpo në Serbi çmenduritë nuk kanë asnjë lloj kufiri. Tashmë, inati i radhës i shkon… Barcelonës. Jo për faktin se mundi Gladbahun apo se fitoi me përmbysje përballë saj. Serbët e kanë shfrenuar fantazinë dhe tashmë kanë kërkuar dënimin e Barcelonës për një flamur që është shpalosur në sektorin e katalanasve për ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Flamuri “Autoktonus” është shpalosur në këtë sektor të tifozëve katalanas dhe kaq ka mjaftuar që në Serbi të fillojnë kërkesat për dënim të Barcelonës.
“Telegraf.rs” ka bërë një artikull të bazuar tek ajo që është shfaqur në një nga shkallët e stadiumit të Mynshengladbahut në Gjermani. Për serbët, akoma nuk është harruar tmerri i asaj figure që fluturoi mbi Beograd në ndeshjen Serbi-Shqipëri në tetor 2014. Portali informativ i lajmeve në Serbi e ka cilësuar si skandal faktin që është lejuar një banderolë e tillë dhe, për këtë, duhet të ketë ndëshkim për katalanasit.
ma.me