Nga Spartak Ngjela
Sot ambasadori amerikan Donald Lu, iu drejtua pukjanëve me “Këngët e Mjerimit”… “Lëngon shpirti i smun ndër krahnoret tona”
Pasi pa në Pukë vetë mjerimin e një populli…
Ai indirekt iu tha shqiptarëve që udhëheqësit tuaj janë autorët e shkaktarët e mjerimit dhe vuajtjes suaj.
Kurse Sali Berisha me larot e tij i kërkon ambasadorit “sovranitetin” e mjerimit, që pastaj të sundojë vetë me taborin e tij të korruptuar.
Kjo është kohë e madhe për shqiptaret; kurse ambasadori Donald Lu ka hyrë tani në historinë e parsonaliteteve historikë që kanë shpëtuar popullin shqiptar nga shpërbërja e tij.
Vjen gjithmonë nje moment historik, kur popujt e kalojnë cakun e mjerimit për të realizuar të ardhmen e tyre dinjitoze me punën e tyre, të grabitur ndërkohëra nga korrupsioni sundues.
Këtë po thotë këto ditë, dhe gjatë disa muajve rresht, ambasadori Lu.
Dhe në shqip.
Nuk ka më asnjë shpresë korrupsioni shqiptar!
Saliu dhe vrasësit e tjerë të shqiptarëve që janë dhe autorët aktuale të mjerimit shqiptar, e kana përfunduar kohën e tyre.
Po priten neoshqiptarët… Shqiptarët e rinj jana nëpër mjete motorike duke ardhur, Sali…
Ky eshte shpëtimi i shqiptarëve, dhe, çfarë faji kanë ata, Sali, që gjykimi yt nën akuzë, është shpëtimi i të gjithë shqiptarëve nga mjerimi?
Këtë tha Donald Lu sot. Dhe sigurisht që ai ka shkelur mbi “sovranitetin” e korrupsionit shqiptar. Dhe shumë mirë ka bëre.