Një 24-vjeçar është gjetur pa ndjenja, në orët e para të mëngjesit, në një trotuar në Shkozë.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se i riu, i identifikuar si Leonard Shehu, është gjetur i shtrirë në trotuar, i dëmtuar në kokë, dhe është nisur menjëherë në spital.
Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë: “Më datë 25.09.2016, ora 02:30, në SQU, është sjellë më ambulancë, i dëmtuar në kokë, shtetasi Leonard Shehu, 24 vjeç, i cili është gjetur i shtrirë në trotuar. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.
BW/d.i.