Kryeminsitri i Indisë, Narendra Modi, ka thënë sot se ai do të punojë për ta izoluar ndërkombëtarisht Pakistanin, të cilin e akuzon se është duke tentuar ta destabilizojë Azinë përmes eksportimit të terrorizmit.
Modi ka thënë gjatë një fjalimi sot se vetëm në katër muajt e fundit, forcat indiane të sigurisë kanë vrarë 110 terroristë të cilin janë futur në vend nga territori i Pakistanit gjatë armëpushimit në Kashmir.
Për më tepër, ai ka thënë se sulmet terroriste në Bangladesh dhe Afganistan janë nxitur nga Pakistani.
Ai e paralajmëroi Pakistanin: “Do të punojmë për t’ju izoluar. Do të punojnë për këtë çështje.” /a.m.