Policia e Kukësit ka finalizuar sot operacionin e koduar ‘Eskorta” përmes të cilit janë vënë në pranga tre persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kalonin në mënyrë të paligjshme në kufirin e gjelbër Kosovë-Shqipëri persona të ndryshëm me destinacion Bashkimin Europian.
Sipas policisë, janë vënë në pranga Edmond Alishallari, 37-vjeç, Armand Mehmet 45-vjeç dhe Aleksandër Lata 31-vjeç, që të tre banues në Tiranë.
Të tre në vendin e quajtur “Rruga e Kombit”, në dalje të tunelit të Kalimashit, me drejtim levizje Tiranë-Kukës, janë kapur në flagrancë, duke transportuar 19 shtetas të dyshuar afganë, me automjetet e tyre autovetura taksi, tip “Skoda” me targa AC837T, “Mazda” me targa AC 357T dhe “Opel-Astra” me targa AC 869 T, të cilët nepërmjet kufirit të gjelbër do ti kalonin në Kosovë, kundrejtë fitimit.
shqiptarja.com/d.i.