Përmes një videoje të postuar në rrjetin e tij social, Kryeministri Rama ka lajmëruar se më datat 18-20 nëntor, në Tiranë do të mbahet samiti i parë i diasporës shqiptare, një organizim i qeverisë së vendit, me qëllim për të mbledhur të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe për të diskutuar për vendin.
“Në 18-20 nëntor të këtij viti, Qeveria Shqiptare organizon në Tiranë Samitin e Parë të Diasporës Shqiptare. Kushdo që është i interesuar për këtë aktivitet shumë të veçantë, mund të informohet përmes faqes online ëëë.samitidiaspores.al, ku edhe mund të kontribuojë me sugjerimet e veta apo të regjistrohet për të marrë pjesë.”- shkruan Rama në rrjetin e tij social teksa mesazhin e tij e jep përmes kësaj videoje./java/a.k