Një atentat me eksploziv regjistrohet në Krujë. Një automjet i tipit Wolksvagen ka shpërthyer teksa ishte në lëvizje.
Shtetasi me inicialet G.B, drejtuesit i mjetit, fatmirësisht ka shpëtuar duke marrë dëmtime vetëm në këmbë. Aktualisht ai ndodhet në spital ku po merr dhe ndihmën mjekësore.
35 vjeçaripo drejtonte mjetin e tij të tipit “Tuareg” me targa AA020BH, në momentin kur ka ndodhur shpërthimi. I riu njihet nga drejtësia si person me precedentë penale.
Njoftimi i policisë
Më datë 19.09.2016, në Nikel, Krujë, në pjesën e përparme të automjetit tip Touareg me targa AA 020 BH është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde eksplozive.
Në momentin e shpërthimit mjeti ka qenë në lëvizje.
Drejtuesi i mjetit është shtetasi G.B. 35 vjeç, banues në Larushkë, i cili ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi i mësipërm është person me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës.
Efektivat e Policisë ndodhen në vendngjarje, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. /java/a.k