A dëshironi që të qëndroni në formë, dhe të mos shtoni kilogramë të tepërt në trupin tuaj edhe pse nuk ju pëlqen apo nuk keni mundësi që të frekuentoni palestrat, ka mënyra të tjera për këtë gjë.
Një alternativë mund të jetë shëtitja ose ecja, një ushtrim i thjeshtë natyror dhe që mund të bëhet lehtë nga kushdo. Natyrisht kjo duhet shoqëruar me një dietë të shëndetshme, përndryshe të gjitha përpjekjet do të jenë të pavlefshme.
Për ta bërë më të efektshme, sipas natyrës së gjithkujt, ju rekomandojmë disa tipe ecjesh:
– ecje të shoqëruar me ushtrime të thjeshta.
– ecje të shpejtë.
– ecje të qetë.
– ecje të qetë duke dëgjuar muzikë.
– ecje të gjatë.
– ecje në shoqërinë e miqve.
– ecje në fshat /kodra rreth qytetit.