Në renditjen e analizuar nga “Sustainable Cities Index”, SHBA-të janë jashtë 25 pozicioneve të para
Zyrihu është qyteti më i qëndrueshëm i botës sipas “Sustainable Cities Index”, që tregon “renditjen” dhe vlerëson vlerat sociale, mjedisore dhe ekonomike të 100 qendrave më të mëdha urbane. Në vend të dytë është Singapori, i ndjekur nga Skokholmi, Vjena dhe Londra. Roma është në vend të 22-të dhe renditet përpara Vankuverit, qyteti i parë amerikanoverior i pranishëm në renditje. SHBA-të janë jashtë 25 vendeve të para: Nju Jorku, qyteti amerikan më i qëndrueshëm është “vetëm” në vend të 26-të. Ndërsa Milano, qyteti tjetër italian, është i 42-ti.
Nëse vendet evropiane janë në vendet e para, pjesa e poshtme e renditjes, mbizotërohet nga vende emergjente, me Kalkutën, Kajron, Nairobin, Nju Delhin dhe Manilën, të cilat ndodhen në pesë vendet e fundit, shkruan shqip.
Këto qendra paguajnë mungesën e zhvillimit ekonomik, së bashku me progresin e vogël mbi atë që është bërë për energjinë e pastër, emetimet e gazrave CO2 dhe të cilësisë së ajrit.
Lista, e bërë nga kompania e konsulencës “Arcadis” së bashku me “Center for economic and business research”, bazohet mbi tre shtylla: njerëzit, planeti dhe të ardhurat. I pari shqyrton cilësinë e jetës, duke filluar nga shëndetësia, arsimi, pagat dhe kriminaliteti.
Shtylla e dytë ka të bëjë me mjedisin (energjia e rinovueshme, zonat e gjelbra, ndotja e ajrit). Sa i takon shtyllës së tretë, “të ardhurat”, lista përshkruan gjendjen ekonomike të qyteteve (GDP-ja, lehtësia për të ngritur një biznes, transporti).