Drejtuesit e mjeteve në zonën e Matit, apelojnë për ndërhyrje në aksin nacional që lidh veriun me kryeqytetin. Në rrugën e njohur dhe si Korridori i Matit, ka gropa të stërmëdha, dhe rrëshqitje të shpeshta gurësh e dherash.
Aksi nacional i njohur si Korridori i Matit është kthyer në makth për drejtuesit e mjeteve pasi vazhdon të degradohet çdo ditë. Nga Rrësheni deri tek Ura e Matit, rruga është tejet e amortizuar edhe pse është ndërtuar pak vite më parë.
Gropa të hapura kudo, rrëshqitje të trasesë së rrugës, rrëshqitje gurësh e dherash në rrugë, është pamje që të shoqron gjatë lëvizjes në këtë segment rrugor. Drejtuesit e mjeteve thonë se prej ndërtimi të rrugës askush nuk ka vënë dorë për të mirëmbajtur.
Drejtues mjeti: Është prishur rruga, është duke dalë jashtë funksionit. Është bërë me gropa. Kanë punuar pa cilësi.
Probklemi i aksit nacional, Burrel-Tiranë është ngritur disa herë, pasi firmave u ka mbaruar kontrata, dhe sipas zyrtarëve vendor, ende nuk ëshët caktuar kompania që do i besohet mirëmbajtja./oranews/a.k