Bruce Springsteen dhe grupi i tij (E Street Band) përsëri ka thyer rekordin e gjatësisë në një shfaqje në Shtetet e Bashkuara pasi në orët e fundit në Filadelfia ka luajtur për rreth katër orë.
Koncert në Citizens Bank Park në Filadelfia zgjati katër orë e katër minuta, e kështu Springsteen theu rekordin e vendosur javën e kaluar në New Jersey.
Performancën më të gjatë, në fakt, ai e ka në Helsinki në vitin 2012 me katër orë dhe gjashtë minuta.
Turneu i Springsteen me koncerte në SHBA dhe Evropë, do të përfundojë me një koncert në FOXBOROUGH, Massachusetts më 14 shtator.
Zyrtarët në Foksboruu javën e kaluar vendosën për Springsteen që t’i japin një kohë edhe për 15 minuta deri pas orës 12.30, citohet BETA. (b.an)