1913 – U lind atleti amerikan Jesse Owens, i cili fitoi katër medalje të arta në Lojërat Olimpike në Berlin në vitin 1936. Fitorja e tij e ka zemëruar Adolf Hitler, i cili la lozhën e nderit për të shmangur që t’i jepte dorën atletit, sepse ai ishte i zi.
1919 – Ushtria italiane e përbërë nga vullnetarë nën komandën e poetit Gabriel d’Anuncio, mori Rijekën. Qyteti mbeti nën sundimin italian deri në fund të Luftës së Dytë Botërore.
1943 – Komandot gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore, bazuar në një urdhër të Adolf Hitlerit, e kanë rrëmbyer ish-diktatorin italian Benito Mussolini, të cilin qeveria e re italiane e ka vendosur në burg.
1953 – Nikita Khrushov u zgjodh Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të PKBS.
1968 – Shqipëria ka vendosur për t’u larguar nga Pakti i Varshavës. (b.an)