Video e djeshme, ku kandidatja demokrate u filmua në një gjëndje të rëndë, aqsa këmbët nuk e mbanin, shkaktoi jo pa panik tek Partia Demokrate e SHBA, por dhe shumë “fërkime” duarsh në kampin tjetër.
Lajmi për mundësinë se Hillary Clinton mund të ketë probleme serioze shëndetësore, pas incidentit të djeshëm në ceremoninë për 11 shtatorin, ishte një “episod” i dytë i asaj që edhe rivali i demokrates, Donald Trump kishte “paralajmëruar”, se ajo nuk mund të drejtonte vendin pasi ishte sëmurë.
Por sipas mjekes që ka ndjekur Hillary Clinton, rezulton se ajo vuan nga pneumonia.
Dr. Lisa Bardack tha se ajo u diagnostikua me pneumoni dhe tani ndodhet në gjendje të mirë shendetësore. Mjekja ka shtuar se Clinton ka qenë duke u trajtuar me antibiotikë dhe i është këshilluar të qëndrojë pushim.
Një zyrtar i fushatës së saj, tha se Clinton ka anuluar një udhtëtim në Kaliforni për shkak të problemeve me shëndetin, ku do të mbante edhe një fjalim mbi ekonominë./java/a.k
Për këdo që nuk e ka parë incidentit e djeshëm klikoni në videon e mëposhtme.