Denis Shtraza, i riu nga Durrësi i arrestuar si person i dyshuar për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Gazmend Çollakut, do të qëndrojë në burg. Këtë të martë gjykata e krimeve ka refuzuar kërkesën e tij për liri.
Shtraza u prangos më 30 Janar të këtij viti, ndërsa hetimet për vrasjen e Gazmend Çollakut ende nuk kanë arritur në gjurmët e autorëve. Shtraza e mohoi para gjykatës përfshirjen e tij në këtë krim, ndërsa për prokurorin ka dyshime për përfshirjen e tij në këtë krim dhe po kryhen ende hetime.
ma.me