Një prej trajnerëve më të njohur të futbollit në histori të Kroacisë, Çiro Blazevic i ka bërë thirrje ekipit që të përmirësohet shumë para ndeshjes së ardhshme kundër Kosovës.
Kroacia barazoi 1:1 kundër Turqisë, njësoj si Kosova ndaj Finlandës në ndeshjet e tyre të para në Grupin I të eliminatoreve për “Kampionatin botëror 2018”.
Dhe, Blazevic ka paralajmëruar Kroacinë se nuk do ta ketë lehtë në udhëtim me Kosovën. “Pas një muaji zhvillojmë ndeshjen e parë në udhëtim, në Shkodër kundër Kosovës”, deklaroi Blazevic për “Index.hr”, përcjell “Zëri.info”.
“Me një formacion të tillë dhe një mënyrë të tillë të udhëheqjes së ekipit, nuk do të kalojmë mirë”, u shpreh ai, cituar nga Zëri. (b.an)