Përbërësit (për një masë):
Patate – 5 ose 6 kokrra mesatare
Gjalpë 2 lugë gjelle
Kripë
Piper
Majdanoz
Vezë – 2 për brenda dhe 1 për lyerje
Miell – 3 filxhanë kafeje
Galetë – 3 filxhanë kafeje
Yndyrë për skuqje
Përgatitja:
Patatet zihen të paqëruara në mënyrë që të bëhet një pure e fortë. Hidhet pureja e nxehtë në tepsi dhe aty shtohet gjalpë, kripë, piper, majdanoz, vezë. Masa punohet dhe pasi kthehet në formë homogjene, ndahet në toptha të vegjël, lyhen me miell galetë dhe skuqen. Shërbehen të ngrohta dhe shoqërohen me salcë domateje.