Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmoi se ka filluar procesi i votimit në të gjithë vendin.
Në mbledhjen e tij të parë pas hapjes së procesit të votimit në orën 07.00, KQZ bëri të ditur se baza materiale është shpërndarë në të gjithë vendin dhe se ka filluar procesi i votimit.
Duke iu referuar publikimeve në media për probleme sa i takon votimit në Kurbin, KQZ konfirmoi se ka nisur edhe aty procesi i votimit.
KQZ po shqyrton edhe problematikën e ngritur në KZAZ-në nr. 77 në Tepelenë.
Siç raportohet, në Tepelenë është ndërprerë votimi në KZAZ-në nr. 77 për shkak të një pasaktësie në fletët e votimit. Nga tre kandidatë që garojnë për bashkinë e Tepelenës, në fletët e votimit ndodhen vetëm dy prej tyre.
Lidhur me këtë, përfaqësuesi ligjor i së djathtës në KQZ, theksuan se gabimi në përmbajtjen e fletëve të votimit nuk mund të quhet vetëm teknik dhe se ai konfondon votuesit pasi në fletë paraqiten dy subjekte me të njëjtin numër rendor.