Mesfushori Mesut Ozil ka shprehur dëshirën e tij që të marr fanellën me numër 10, që deri më tani e ka bartur Jack Wilshere, që këtë verë u huazua te Bournemouthi.
Ylli gjerman e ka bartur numrin 11 që kur ishte transferuar në Arsenal nga Real Madridi në vitin 2013, transmeton Koha.net. Ai është shprehur se numri ka një rëndësi të madhe për të, pasi 10-shin e kanë bartur shumë legjenda të futbollit.
“Për mua numri ka një rëndësi të madhe. 10-shi është numri favoritë i imi pasi atë e kanë bartur legjendat e futbollit si Zinedine Zidane, Diego Maradona dhe Pele, dhe për këtë jam i lumtur”, ka thënë ai për Express.
Ozil tani ka marr numrin 10 te Gjermania, dhe tani synon ta merr edhe tek Arsenali.
Kur është pyetur nga gazetarët se a dëshiron të marr tani numrin e Wilshere ai ka thënë se, “po, tani është i lirë dhe përfundimisht e dua atë”. (b.an)