Nard Ndoka, kryetar i PDK-së njekohësisht edhe deputet i Parlamentit, do të shfaqet shumë shpejt në një profil tjetër. Atë të balerinit. Ai do të jetë pjesë e show-t “Dance with me”. Ajo që është interesante është fakti se përballë tij do të jetë po një profil politik, i asaj të Greta Koçit. Ka shumë kureshti se si do të jetë performanca e Ndokës në këtë spektakël, pasi partnerja e tij është tashmë mjaft e përshtatur me spektaklet pasi ka performuar në qindra skena si këngëtare. Produksioni mban firmën e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, dhe si çdo vit, edhe këtë herë ka kombinuar personazhe të njohur publikë. Mes shumë emrave të lakuar në media, produksioni zyrtarizon të gjithë konkurrentët dhe çiftet që do të jenë pjesë e këtij kasti.
Fjolla Morina (këngëtare) – Zum Allushi (aktor humori)
Greta Koçi (këngëtare) – Nard Ndoka (politikan)
Xhesi Hennessy (këngëtare) – Dj Vicky (Dj)
Renato Mekolli (shef kuzhine) – Laura Nezha (këngëtare, aktore)
Arnita Beqiraj (Miss Albania 2010) – Besmir Bitraku (aktor)
ma.me