Ish ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka reaguar pas statusit aktual të ministrit Tahiri në lidhje me një ndjekje nga afër të një operacioni antidrogë.
Ai ka renditur disa fakte që sipas tij ministri Tahiri nuk duhet ti harrojë duke nisur që momenti që ai ka marrë drejtimin e një prej ministrive më të sulmuar me akuza nga opozita.
Reagimi i Flamur Nokes
Paska bërë tahiri i brendshëm ca foto me një gazetar të njohur, sikur është në krye të një operacioni anti-drogë.
Kjo është një nga gjërat më qesharake dhe më të pabesueshme sot në Shqipëri.
Dua ti kujtoj tahirit të brendshëm nëse i foli gazetarit;
1-Që i ka dhënë makinën e tij private habilajve, grupit më të madh të trafikut të drogës në zonën Fier-Vlorë
2-Që është i mërzitur kohët e fundit se prokuroria me ndihmën e partnereve i ka futur në burg kumbarin e tij Shullazi
3-Që ka djegur laboratorin e drogës për të zhdukur provat për trafikantët e mbrojtur prej tij
4-Që ai për interes të Edi Ramës mban llogaritë e 30 përqind të përfitimit për cdo rrënjë kanabis
5-Që siperfaqja e mbjellë me drogë vitin e kaluar është 5-fishuar, ndërsa këtë vit droga ka pushtuar gjithë vendin
6-Që Shqipëria renditet e para si vend prodhues i drogës në BE
7-Që drejtuesit e tij të policisë janë në krye të këtij biznesi, ruajnë dhe kontrollojnë këtë trafik dhe vjelin taksën 30 përqind
8-Që cdo burim e aset bujqësor është kthyer në dispozicion të drogës
9-Që janë të paktën 4 të vrarë në dy muajt e fundit për parcelat e drogës
10-Që ekonomia kriminale e drogës po asfikson ekonominë e ndershme në vend
Këto janë të vërteta e drogës dhe tahirit të brendshëm që i di mbarë opinion publik. Këto bën mirë tia thotë edhe gazetarit të cilin e shfrytëzon për të përmirësuar imazhin e tij. Një përpjekje e dëshpëruar se nuk ka si të përmirësohet imazhi i një ministri të krimbur në krim e trafiqe.
/r.a