Siç është rënë dakord më parë me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyre (AKBN), Ministri-n e Energjisë dhe Industrisë dhe Bankers, vendimi është një zgjidhje përfundimtare dhe si e tillë autoritetet e taksave në Shqipëri do të ri-llogarisin detyrimet e taksave për vitin 2011 dhe do të përcaktojnë mekanizmin e duhur për të zgjidhur ose rimbursuar Bankers-in për pagesat e bëra deri më tani. Kompania i ka paguar në total 37 Milionë dollarë deri në 30 Qershor 2016 zyrës së taksave si derdhje për tatimin fitimin e vlerësuar për vitin 2011.
Pala e tretë audituese është përbërë nga një panel i përbashkët me ekspertë të Pricewaterhouse Coopers dhe kompanisë konsultuese Navigant, bazuar në termat e referencës të firmosura dhe deklaruara në 24 Shkurt, 2016. Të gjitha palët janë angazhuar për të përdorur këto rezultate të palës së tretë audituese si bazat për përcaktimin e kostove të rimbursueshme hidrokarbure për vitet në vijim.
Konflikti
Konflikti mes bankers Petroleum dhe tatimeve ka lindur në mesin e vitit të kaluar, pasi Albpetrol nuk i ka njohur Bankers Petroleum 220 milionë dollarë shpenzime të vitit 2011. Në bazë të raportit të Albpetrol, Tatimet inicuan një pagesë prej 57 milionë dollarësh, që bankers u detyrohej tatimeve, shumë që ka arritur në 75 milionë dollar së bashku me gjobat dhe kamatat.
Ky është një detytrim që shteti shqiptar pretendon se kompania e ka shmangur, duke raportuar shpenzime më të larta se ato reale, për të ulur normën e fitimit dhe rrjedhimsiht duke shmangur pagesën e taksasve, sikundër parashikohet në marrëveshjen konçensionare. Sipas marrëveshjes në fjalë, kompania , në momentin që rekuperon shpenzimet kapitale, duhet të paguajë 50% tatim fitimi.
Konflikti kulmoi në 25 nëntor kur Tatimet bllokuan llogaritë bankare të kësaj kompanie, pasi kishin marrë autorizimin nga gjykatat shqiptare për të mbledhur me forcë 57 milionë dollarë. Llogaritë u zhbllokuan pas ndërhyrjes nga Gjyaka e Arbitrazhi, ndërsa po në dhjetor, bankers njoftoi se kishte arritur marrëveshje me tatimet. Sipas marrëveshjes, “Bankers” ra dakord të paguajë të plotë detyrimin tatimor prej 57 milionë dollarësh, të cilin qeveria pretendon se është shmangur nga kompania. Skema e rënë dakord parashikon që grupi kanadez të paguajë menjëherë 10 për qind të kësaj shume dhe pastaj nga 4.2 milionë dollarë çdo muaj deri në shlyerjen e plotë të detyrimit. Por nëse Arbitrazhi do të vendosë në favor të “Bankers”, atëherë këto para do t’i kthehen mbrapsht kësaj kompanie.
ma.me
Qeverisjet e 25 viteve te demokratures majtas dhe djathtas do te mbahen mend si me te korrupruarat dhe me antishqiptaret qe per interesat personale dhe klaneve te tyre dhane me koncension dhe privatizuan pasurite publike ne dem te popullit shqiptareve ku shumica e tyre kane falimentuar dhe nje pjese tjeter si Bankers vazhdojne pasurimin se keshtu bfirmosur kontrata nga qeveria Nano me e korruptuara mbas asaj te Saliut