Vritet lideri i organizatës terroriste Boko-Haram. Lajmi u publikua nga ushtria nigeriane e cila bën me dije se Abubakar Shekau është vrarë gjatë një sulmi ajror.
Në lajmin e shpërndarë në Twitter thuhet se veç liderit Shekau, janë vrarë edhe drejtues të tjerë të organizatës. Një ditë më parë u njoftua për vrasjen e rreth 300 anëtarëve të organizatës në Borno.
Më 4 gusht, Abubakar Shekau deklaroi përmes një mesazhi audio se ishte akoma në krye të organizatës, pavarësisht se Shteti Islamik njeh Abu Musab al-Barnaëi-n, si lider të Boko Haram.
Ja postimi i ushtrisë nigeriane në Twitter:
BREAKING NEWS: NIGERIAN AIR FORCE RAID KILLS BOKO HARAM TERRORISTS COMMANDERS… “ABUBAKAR SHEKAU” FATALLY WOUNDED!— Nigerian Army (@HQNigerianArmy) August 23, 2016
/a.m.