Ministri i mbrojtjes së Iranit e ka kritikuar Rusinë që e ka bërë publike përdorimin e bazave iraniane për sulme në Siri duke thënë se kjo ishte “vetëm sa për të treguar muskujt dhe një gjest i pasjellshëm”.
Televizioni shtetëror iranian e ka cituar Gjeneralin Hossein Dehghan, më 22 gusht duke thënë se “rusët kanë qëllim që të shfaqin se ata janë superfuqi”.
Komentet e Deghanit janë bërë pas tërheqjes së Teheranit pasi Rusia javën e kaluar ka filluar të përdor bazat e Iranit për kryer sulme ajrore në Siri. Teherani dhe Moska e përkrahin presidentin sirian, Bashar al Assad.
Një grup i ligjvënësve të Iranit janë ankuar javën e kaluar duke thënë se përdorimi i bazave iraniane nga rusët është shkelje e Kushtetutës së Republikës Islamike, e cila e ndalon praninë e ushtrive të huaja në këtë vend.
Deghan gjithashtu ka thënë se aeroplanët rusë nuk janë “vendosur” në bazën Hamedan të Iranit, pasi ata më shumë e kanë përdorur atë vetëm për “ndalesë” të përkohshme, citohet Express. (b.an)