Përveç tek femrat, printet me lule po shihen edhe në pasarela të veshjeve për meshkuj. Koha viktoriane po lë gjurmë edhe tek meshkujt.
Dantellë e rrudha disenjatorët po përdorin për të krijuar këmisha për ta. Ato po i kombinojnë me pantallona e sako me print lulesh. Stilistët po thonë që blogerët meshkuj po e presin mjaft mirë këtë trend. Fashionistët trendin e luleve po e kombinojnë edhe me pantallona të shkurtër, shkruan Koha Ditore.
Lulet e rrudhat janë parë nëpër pasarelat e disenjatorëve të njohur si Dolce & Gabbana, Jason Ëu Anderson, Marc Jacobs, etj. Moda ka filluar t’i zbehë kufijtë në mes të veshjeve për femra e për meshkuj.
Disenjatorët po krijojnë veshje për femra duke u inspiruar nga veshjet e meshkujve dhe anasjelltas.
Vitin e fundit kjo gjë po vërehet shumë tek pasarelat e veshjeve të meshkujve. Disenjatorët po influencohen shumë nga veshjet e femrave për të krijuar diçka të veçantë për meshkuj… (b.an)